Pse janë vendosur tendat në oborrin e QKUK-së

Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, sot gjatë ditës u vendosën disa tenda. 

Në Planin e Veprimit të zbatimit të Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Koronavirusit Covid-10 është paraparë që në hyrje të Klinikës Infektive, Klinikës Emergjente dhe QKMF-ve të vendoset nga një tendë, brenda të cilës do të ketë pajisje dhe sipas nevojës personel shëndetësor, që do të bëjnë një kontroll paraprak të personave të cilët mund të kenë shenja të dyshimta për Covid-19, me qëllim të parandalimit të infeksioneve brenda spitalore apo brenda institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në tenda do të bëhet një kontroll paraprak si masë mbrojtëse edhe për personelin shëndetësor, por edhe për pacientët e tjerë që janë duke marrë shërbime shëndetësore në Klinikën Infektive, Klinikën Emergjente, QKMF apo në institucionet e tjera shëndetësore.