Pse i shqelmoi Kurti ish të burgosurit politikë dhe shokët e tij të hershëm nga kryesia e Vetëvendosjes?

Kryeministri Albin Kurti ka bërë ndryshime të shumta në kryesisë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti i ka larguar prej kryesisë shumë prej figurave me të cilët është rritur politikisht dhe e ka rritur edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ende pa i bërë 2 vjet qeverisje, atij i është paraqitur nevoja ta “rifasadojë” Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.

Në kryesinë e re të LVV-së, më nuk ka vend për ish të burgosurit politikë si Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi e Avni Dehari. Aty më nuk ka vend as për miqtë e tij të hershëm, si Liburn Aliu e Salih Zyba. As për ata që iu dëshmuan me servilosje, si Dimal Basha, Mefail Bajqinovci, Armend Muja e Arbër Rexhaj.

Nuk ka vend as për jokonformistët si Haki Abazi, Eman Rrahmani e Fatmir Humolli.

Por, në kryesinë e re të Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjetur vend edhe katër aktivistë të LVV-së nga Shqipëria, si Dejona Mihaili, Boiken Abazi, Arbër Zaimi e kontroversi Elvis Hoxha, por jo edhe figurat kryesore të deridjeshme të këtij subjekti politik.

Nuk dihen arsyet pse Kurti nuk i ka përfshirë këto figura në kryesinë e re, por duket se ai po përpiqet të shkëputet nga ata që i konsideron të konsumuar apo që nuk gëzojnë reputacion të mirë në publik.

Këta janë të zgjedhurit e djeshëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Vetëvendosje:

Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

Sekretar Organizativ – Alim Rama

Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Ceku

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka

Anëtarët e Kryesisë që u votuan sot:

Mrika Limani Myrtaj

Arbërie Nagavci

Alban Hyseni

Arben Vitia

Arbër Zaimi

Besnik Bislimi

Elvis Hoxha

Fatmire Mulhaxha Kollcaku

Fitore Pacolli

Hekuran Murati

Mytaher Haskuka

Saranda Bogujevci

Tinka Kurti

Vlora Haxhimehmedi

Xhelal Sveçla

Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

Albin Kurti, Kryetar i LV

Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

Alim Rama, Sekretari Organizativ

Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve

Albulena Haxhiu, GVV

Behar Jashari, RVV

Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së.