Pse i shkoi në shtëpi Daut Haradinaj, Xhevdet Qeriqit?

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sot e ka vizituar bashkëluftetarin dhe mikun e tij, Xhevdet Qeriqi.

Haradinaj i ka shkuar në shtëpi Qeriqit.

“Sot vizitova mikun tim Xhevdet Qeriqi të cilit ende i kullojnë plagët”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Ndërkaq, më pas, Qeriqi e ka falëmnderuar Haradinajn për këtë vizitë.

“I nderuar Gjeneral Daut Haradinaj, ju falenderoj shumë, që gjetët kohë për të më vizituar. Edhe pse sot nuk ka qenë aspak ditë e lehtë për ju dhe familjen Haradinaj, duke pasur parasysh që sot e përcollët Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, për intervistim të padrejt në Hagë. Ju edhe në këto momente menduat dhe gjetët kohë për të më vizituar. Përherë respekt për kontributin dhe sakrificën e madhe që keni dhënë si familje për çlirimin e vendit”, ka shkruar Qeriqi. /Ballkani.info/

loading…