Deputeti

Pse i kërkoi falje Glauk Konjufca elektoratit të VV-së?

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka kërkuar falje publike për elektoratin e lëvizjes Vetëvendosje për futjen në listat për votim për personat që tanimë janë deputetë të Partisë Socialdemokrate.

“Ndodh që këtu t`i kërkoj falje një pjesë të elektoratit të VV-së që kemi vendosur në listat tona këso njerëz të paqëndrueshëm politikisht, që i ndërrojnë ë qëndrimet politike sikur çorapet, sa herë që u vie mundësia. Është e neveritshme kjo çfarë po bën PSD-ja”, ka thënë Konjufca.

Ai ka akuzuar PSD-në për bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë si dhe për mbrojtjen e qeverisë “Haradinaj”.

“Kjo qeveri nga fillimi kurrë nuk e ka ditur se sa numra i ka dhe pas dështimit të Kosovës në INTERPOL ku ne duhet të kërkojmë llogari e edhe për dështimin e liberalizimit të vizave rënia e kësaj qeverie ka qenë shumë e sigurt por dolën në skenë PSD-ja për me i`u gjet kësaj qeverie në momentet më të vështira”, ka thënë tutje ai.