Pse gomat e rrotave të aeroplanit nuk “eksplodojnë” gjatë aterrimit?

Nëse lëshohen një shalqi me afro 280 kilometra në orë, gjithçka do bëhej rrëmujë, ndërsa sikur të kthehen prapa 226 mijë kilogramë, atëherë nuk do bëhej asgjë.

Por gomat e aeroplanit, e menaxhojnë këtë ndikim për çdo ditë, pa pësuar incidente.

Ato janë ndërtuar për t’i bërë ballë pistës, derisa lëvizin me shpejtësi ekstreme, në mbështetje të aeroplanëve komercialë.

Kur të jeni në fluturim, mos e mendoni gjatë, por duhet ta dini, se kur të jeni duke aterruar, ulësen tuaj nga asfalti i pistës e ndajnë vetëm 114 centimetra, sa është diametri i rrotave të aeroplanit.

Andaj, çfarë i bën ato aq të fuqishme dhe të përballueshme, për punën që e kryejnë?

Shpesh ndodhë, të vozisni nëpër autostradë dhe të shihni goma të shpërthyera. Gomat e traktorëve nuk do duhej të shpërthenin, por ndodhë. Sa i përket gomave të rrotave të aeroplanit, jo edhe aq, sepse ka dallim mes këtyre dyjave.

Para së gjithash, gomat e traktorëve nuk duhet të bien prej lartësive të mëdha, si pjesë e punës që kryejnë, pasi këto goma janë bërë që të përballojnë shpejtësinë dhe peshën e lartë. Në anën tjetër, gomat e rrotave të aeroplanit, nevojitet të përforcohen.

“Janë krijuar me një kombinim të përbërjeve të gomës sintetike, që çiftëzohet me përforcime prej çeliku, alumini, si dhe pëlhura najloni dhe aramidi”, ka thënë Brandy Moorhead, zyrtare ekzekutive në Goodyear, sa i përket gomave të rrotave të aeroplanit.

Sipas saj, sjellë Telegrafi, gomat e aeroplanit fryhen dy herë më shumë se gomat e kamionëve dhe gjashtë herë më shumë sesa ato të makinave.

Kjo për shkak se sa më i lartë të jetë presioni, aq më e fortë është goma dhe ka më shumë forcë për të mbështetur aeroplanin. Gomat e rrotave të aeroplanit, mbushen me azot.

“Azoti është një gaz inert, kështu që temperaturat e larta dhe ndryshimet në presion nuk i shkaktojnë asnjë efekt”, ka thënë mes tjerash Moorhead.

Gomat e aeroplanit i nënshtrohen kushteve më rigoroze, se sa çdo gomë automjeti.

Kur Goodyear zhvillon një gomë të re aeroplani, transmeton Telegrafi, fillon me një prototip, pastaj e teston në kushtet më ekstreme si në shpejtësi, presion dhe mundësi që të përballojnë peshë deri në 38 ton.

Për këtë arsye, ato kanë ndërtim më ndryshe se gomat e makinave, që kanë dizajne të ndryshme, sepse duhet të përshtaten me kushte shumë më të vështira.

loading…