Pse Georgina e Ronaldos mbante mbrëmë një mikrofon në shpinë?

Cristiano Ronaldo u eliminua me Portugalinë kundër Belgjikës të dielën. As ndihma e të fejuarës së tij Georgina Rodriguez në tribuna nuk e ndihmoi atë.

Si në çdo prezencë tjetër të saj, Georgina mori vëmendjen me dukjen e paraqitjen e saj. Një detaj që ra në sy ishte edhe mbajtja e një mikrofoni në shpinë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Georgina u lidh me një mikrofon për shkak se platforma streaming Netflix aktualisht po xhiron një dokumentar në lidhje me çiftin joshës Georgina dhe Cristiano.