Pse femrat biseksuale janë të rrezikuara nga dhuna?

Shumë njerëz e keqkuptojnë të qenit biseksual, duke krijuar shumë probleme për personat që i përkasin këtij orientimi.

Femrat gjithmonë kanë qenë më të rrezikuar nga dhuna në çift prej meshkujve ose ndaj sulmeve seksuale, shkruan “TeenVogue”.

Kjo është prezente në rrugë kur meshkujt të thënë gjëra të pista, kur në punë shefat të ngacmojnë, kur ju sulmoheni seksualisht, ose kur i dashuri juaj shfaqë dhunë ndaj juve.

Por për ato femra që janë hapur si biseksuale, kjo është veçse më keq. 35% e femrave heteroseksuale, dhe 44% e fermave homoseksuale kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale nga partneri i vetë.

Kurse për femrat biseksuale, 75% e tyre kanë raportuar të jenë dhunuar, përndjekur nga dikush, ose abuzuar. Shumica prej tyre përjetuan këto gjëra në kolegj.

Kjo vjen sepse si pasojë e stereotipeve kulturore, këto femra portretizohen si të lira seksualisht gjatë gjithë kohës. Gjithashtu edhe shënjestrimi si pasojë e identitetit nuk mungon.

Femrat biseksuale vazhdimisht janë viktima të hiperseksualizimit, pra ato shihen si objekte seksi. Njerëzit, sidomos burrat, mendojnë menjëherë se një femër biseksuale është gjithmonë e gatshme të bëjë seks më këdo.

Prandaj ato shpesh përballen me situata kur ato detyrohen të bëjnë diçka që nuk duan. Njerëzit mendojnë shpesh se kur hapesh me ta rreth orientimit seksual, je duke i ftuar të bëjnë seks me ty.

Shpeshherë këto femra mund të kenë të vështirë të mbajnë një lidhje stabile, pas që partneri ose partnerja e tyre mund të ndihet e pasigurt me seksualitetin e tyre, duke menduar se personi biseksual është vetëm konfuz.

Por kjo nuk është e vërtetë. Këta persona meritojnë më shumë respekt nga të gjithë, dhe trajtim të njëjtë me atë që secili pret të ketë për veten.