Pse fëmijët nuk duhet të pinë lëngje të frutave

Prindërve po ju kërkohet që t’ia ndalojnë fëmijëve ushqimet me sheqer, konkretisht pijet me fruta, të cilat përmbajnë sheqer.

Universiteti i Pediatrisë dhe shëndetit të fëmijëve të Londrës, ka paralajmëruar, se nevojiten rregulla të menjëhershme sa i përket sasisë së sheqerit që e konsumojnë fëmijët dhe foshnjat, raporton “Independent”.

Po flasim për sheqerin që i shtohet ushqimit dhe pijeve nga prodhuesit dhe sheqerit që është natyralisht i pranishëm si mjalta, shurupi, etj.

Aryseja se pse po kërkohet ky rregull është për të mirën e shëndetit të fëmijëve, për shkak se tej konsumimi i sheqerit tek foshnjat dhe fëmijët, posaqërisht sheqeri në formë likuide ose lengjëve, mund të shpie deri tek problemet shëndetësore si: mbi pesha, prishjen e dhëmbëve dhe tipin e dytë të diabetit.