Pse Facebook na njoftoi sot se ka zgjedhje në Kosovë?

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, po votojnë sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, për zgjedhur 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po e vëzhgojnë edhe 30 mijë votues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Ndryshe nga herët tjera, këtë herë edhe rrjeti social Facebook i ka kushtuar vëmendje ditës së zgjedhjeve. Për herë të parë në Kosovë, Facebook i njoftoi përdoruesit në Kosovë për ditën e zgjedhjeve me njoftimin: “Është dita e zgjedhjeve! Informohu rreth votimit dhe shpërndaje që votove”

Si funksionon vegla e zgjedhjeve në Facebook?

Në qendrën e ndihmës të Facebook, ekziston një shpjegim pse shohim një njoftim të tillë rreth votimit. Në përshkrimin zyrtar të rrjetit social, shkruan:

“Mund të shihni përkujtues në ditën e zgjedhjeve se është koha për të votuar. Këta përkujtues mund t’ju ndihmojnë të zbuloni se si të regjistroheni, çfarë të prisni në ditën e zgjedhjeve dhe ku është vendosur vendi juaji i votimit. Ne i dërgojmë këto njoftime sepse duam t’i ndihmojmë të gjithë të ngrisin zërin e tyre gjatë zgjedhjeve. Ne nuk paguhemi për këto njoftime. Ne ju tregojmë atyre njerëzve se janë mjaft të rritur për të votuar, pa marrë parasysh kë e mbështesin”.

Njoftimi i Facebook se ka zgjedhje në Kosovë, tregon numrin e njerëzve që kanë votuar (dhe kanë bërë status për këtë) së bashku me informacionet e tjera për zgjedhjet, duke u lidhur në mënyrë automatike me uebfaqen zyrtare të KQZ-së.

I pyetur nga Gazeta Express se nëse Facebook ka qenë i lidhur me KQZ-në në ndonjë formë për të lëshuar këtë njoftim, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mohoi se KQZ ka të bëjë me këtë.

Duket se algoritmi i Facebook, duke u bazuar në atë se çfarë postojnë mediat, në mënyrë automatike e di për ditën e zgjedhjeve në një vend të caktuar.

loading…