Pse është i veçantë muaji i Ramazanit, sipas hoxhës

Hoxha Behar Mjekiqi ka shpjeguar në emisionin DPT te Fidani veçantinë e muajit të Ramazanit. Muaji i shenjtë nis këtë të shtunë më 2 prill.

“Zoti i ka krijuar 12 muaj, njërin prej këtyre muajve e ka bërë muajin Ramazan dhe e ka dalluar këtë muaj me shumë gjëra”, thotë Mjekiqi.

“E ka dalluar edhe me agjërim, edhe me përkushtim edhe e ka bërë muaj të Kuranit edhe me lexim të Kuranit edhe me sadaka, edhe me vizita të ndërsjella njëri te tjetri”, shtoi ai.

“Ky muaj është i dalluar dhe njeriu duhet të përgatitet për këtë muaj dhe duhet ta pres sa më mirë për arsye se ky muaj është muaji i faljes, ky muaj është muaji i rahmetit, ky muaj është muaji i mëshirës, ky muaj është që t’i falë zoti gjynahet, jo vetëm këtë muaj zoti i falë gjynahet 24 orë, shtatë ditë në javë, 12 muaj të vitit dhe gjithë jetën tende sa je gjallë sepse zoti është falës”, tha Mjekiqi.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.