Pse ëndërroni ish-partnerin tuaj?

Disa nga arsyet pse shikoni ish të dashurin tuaj në ëndërr.

Këtu gjeni disa nga arsyet pse shikoni ish të dashurit uaj në ëndërr.

  1. Nëse ëndërroni që po bini në dashuri përsëri më të…

Kjo mund të jetë për dikë që ishte në jetën tuaj 30, 40, 50 vite më parë, por ju përsëri e gjeni veten duke ëndërruar për atë person.

Në fakt nuk është personi që shikoni në ëndërr që bëhet fjalë por ëndrra shfaq kuptimin se çfarë do të thotë pasioni, dëshira, dashuria mes dy personave dhe ndjenja e bukur.

  1. Nëse shikoni në ëndërr që ish i dashuri juaj ju kërkon falje dhe dëshiron që ti ktheheni përsëri…

Mund të ndihet shumë reale në ëndërr dhe ndoshta mezi prisni që të zgjoheni, por kjo do ju bëjë të mendoni që ndoshta ish i dashuri juaj ju do përsëri.

  1. Nëse shihni në ëndërr që ish i dashuri juaj është duke reaguar ndaj jush…

Bëni dallimin mes vetës dhe ëndrrës. Çka do që u thotë në ëndërr ish i dashuri juaj është falënderimet që ka ai për

  1. Nëse ëndërroni që keni një zënkë me dashurinë tuaj të parë…

Kjo ndodh sepse dashuria juaj e parë do të reprezentoj diçka që ndihet si betejë për ju në jetën reale. Dashuria e parë mund të jetë një shenjë që ju nuk e doni veten mjaftueshëm, shkruan The Cut. Po mundoheni të gjeni një pjesë tjetër tuajën.

  1. Nëse shikoni ëndërr që po kaloni një kohë të gjatë me ish të dashurin tuaj me të cilin keni edhe fëmijë…

Ka akoma diçka që ju lidhë me të, por ëndrra juaj është duke u ndihmuar ju që të keni një bashkëbisedim mes vete. Ëndrra po mundohet që ju tregojë që duhet të mbani një raport të mirë mes vete për hir të fëmijëve.