Pse e ka numrin një në listën e themeluesve të LDK-së, flet Jusuf Buxhovi

Njëri ndër themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, ka shpjeguar në emisionin Pressing në T7 se përse emri i tij gjendet si numër një në listën e themeluesve të LDK-së 30 vite më parë.

“E mbaj numërin një për shkak se unë isha themeluesi në aspektin ligjor, dhe konform ligjit kisha përgjegjësi juridike”, tregon ai.

“Është dashur të kemi 11 nënshkrime. Kjo pasi që kur do të ja dërgonim policisë që të regjistroheshim”

“Duhej të ishim të përpiktë dhe të ishim konform me ligjin në mënyrë që Beogradi të mos na kthente prapa kërkesën. Ata mezi prisnin të kishin një arsye që të shtypnin intelektualët” , shtoi ai.