Pse dasmat shqiptare janë aq “të lodhshme”? Nga këto arsye

Nëse keni qenë në një dasmë shqiptare, me siguri shumë gjëra ju pëlqejnë, por ka edhe nga ato që nuk janë fort të këndshme. Çdo vend krenohet nga traditat dhe zakonet, mirëpo disa gjëra nuk duhet të vazhdojnë të aplikohen më në dasmat shqiptare. Janë tejet të lodhshme. Se për cilat gjëra e kemi fjalën lexoni më poshtë:

Dasmat e ndara

Nusja realizon dasmën e saj dhe dhëndri të tijën. Krushqit vijnë në të dyja dasmat dhe qëndrojnë 2 orë. Nëse realizoni një dasmë të përbashkët shmangni shpenzimet e tepërta dhe lodhjen e dyfishtë.

Marrja e nuses të dielën

Një nga traditat e dasmave që ka mbetur është marrja e nuses. Me thënë të drejtën kur dy persona kanë vendosur të martohen nuk ka nevojë për një shfaqje të tillë kaq emocionuese, që sjell shumë lot në familjen e nuses.

Komentet për ushqimin

Pas dasmave shqiptare gjithmonë ka komente për ushqimin dhe vendin ku ishin ulur të ftuarit. Gjithmonë do të ketë të pakënaqur për mënyrën se si ishte organizuar dasma. Shijojeni më shumë atmosferën, sesa komentet negative.

Fjalimet e gjata

Ndodh që në dasmat shqiptare e merr fjalën gjithmonë një person i largët i fisit dhe vazhdon fjalimin e tij pafundësisht pa e njohur aspak çiftin.

Kërcimi me radhë

Nëse ka një traditë në dasmat shqiptare që duhet të zhduket përfundimisht, ai është kërcimi me radhë. Të presësh radhën për të kërcyer, është kulmi. Për ata që e adhurojnë kërcimin është një torturë më vete.