Pse Belgjika mund të ndahet në dy shtete?

Belgjika mund të pushojë së ekzistuari si shtet.

Shteti i vogël i Evropës Perëndimore ku janë të vendosura selitë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ka pasur prej kohësh një jetë politike kombëtare jofunksionale.

Ajo mban rekordin botëror për kohën më të gjatë të nevojshme për të formuar një qeveri – mbi 500 ditë.

Tani tensionet midis “Flanders” holandisht-folës, në veri, dhe “Wallonia” frëngjisht-folëse në jug të vendit mund të shkaktojnë një krizë shumë më të madhe.

Zgjedhjet do të mbahen në muajin qershor të vitit 2024. Sipas sondazhit të POLITICO-s, partia e ekstremit të djathtë, Vlaams Belang – e cila dëshiron ta kthejë “Flanders” në një shtet plotësisht të pavarur dhe të shkëputur – tani është forca më e madhe politike në vend.

Tom Van Grieken, i cili u bë president i partisë kur ishte vetëm 28 vjeç dhe që ka qenë çelësi i suksesit të saj, po tregon vendosmëri në lidhje me planet për pavarësinë.

“Ne besojmë se Belgjika është një martesë e detyruar”, tha Van Grieken për POLITICO në zyrën e tij pranë lagjes së BE-së në Bruksel.

“Nëse njëri prej tyre dëshiron shkurorëzim, ne duhet ta diskutojmë këtë si të rritur … duhet të arrijmë në një ndarje të rregullt. Nëse ata nuk duan të vijnë në tryezë me ne, do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme”, shtoi ai.

Edhe për shumë prej 12.6 milionë banorëve të vendit, fundi i afërt i vendit të tyre mund të jetë i papritur.

Por, betejat e vështira midis veriut flamanëve dhe valonëve janë ftohur disi viteve të fundit.

Qytetarët flamanë, dikur të dobët, pavarësisht se ishin më të shumtët në numër të homologëve të tyre frëngjishtfolës, tani kanë të drejtat gjuhësore dhe kompetenca politike që i kishin kërkuar prej vitesh.