Analisti Rron Gjinovci dhe anëtari i PSD’së, Zgjim Hyseni, kanë kritikuar liderin e VV’së pasi nuk është përfshirë në ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Albini po hesht. Pse nuk flet për ngjarjet e fundit dhe t’i mbështes protestat. Ai flet për bashkim. Tani është koha”, tha ai.

Edhe Hyseni është pajtuar me këtë mendim.

“Në protestat e studentëve shkoi në Tiranë dhe u takua me ta. U takua edhe me Sali Berishën e Ilir Metën. Tani ai po heshtë.”, tha ai në emisionin Pressing në T7.