Partia Socialdemokrate përmes një komunikate drejtuar mediave kanë shkruar se lajmi për tërmetet në Shqipëri është i rëndë dhe ka goditur jo vetëm shtetin shqiptar.
Nga PSD-ja shkruajnë se pasojat e kësaj fatkeqësie që rezultuan me jetë të humbura dhe të lënduar të shumtë janë thellësisht prekëse.
“Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah shtetit shqiptar në këto momente të vështira. Po ashtu të gjithë të lënduarve iu urojmë shërim sa më të shpejtë”, shkruhet në komunikatë.







