Në emisionin “Debat Plus” po diskutohet për qëndrimet e PSD-së, karshi situatave politike në vend. Në vazhdën e diskutimeve, Nol Nushi nga kjo parti tha se nëse kryeministri Albin Kurti do ta themeloj Asociacionin “do ta ketë gazin [lotsjellës] aty”.
Nushi tutje e kritikoi qasjen e opozitës për të cilën tha se po shpresojnë se vijnë në pushtet duke e rrëzuar Kurtin ndërkombëtarët.
“Krejt opozita në Kosovë krejt kartat i ka duke i thënë bëje Asociacionit duke mendu që nuk e bën. Krejt opozita shpresojnë që nuk e bën e vijnë ata të jashtit e rrëzojnë e vijnë këta edhe e bëjnë”, tha Nushi në Debat Plus.







