PSD: Me kufizimin e lëvizjes gjatë natës, Hoti zgjodhi të mbështesë pakicën e pasur dhe të shtypë shumicën e varfër

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se me kufizimin e lëvizjes, Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur dhe vazhdon të shtypë shumicën e varfër.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kuçi ka deklaruar kufizimi i lëvizjes gjatë natës po garanton që bizneset e ndryshme të pushojnë nga puna më shumë se gjysmën e punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura.

Sipas saj pandemia ka prekur ndryshe shtresën e varfër të shoqërisë, ndërsa të pasurit kanë luksin të stagnojnë ekonominë.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kanë kaluar 41 ditë prej kur qeveria Hoti e cënoi lirinë e lëvizjes së lirë gjatë natës. Efekti i saj po garanton që bizneset e ndryshme të pushojnë nga puna më shumë se gjysmën e punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura.

Pandemia i ka prekur ndryshe të varfërit që luftojnë të mbijetojnë çdo muaj e ndryshe të pasurit që kanë luksin të stagnojnë ekonominë sepse për vete vazhdojnë të pasurohen.

Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër.