PSD me aksion, mbi veturën e Konjufcës shkruajnë “edhe asi”, “edhe ksi”

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion tek oborri i Kuvendit të Kosovës, ku në veturën e kryeparlamentarit kanë shkruar “edhe asi”, “edhe ksi”.

Ky aksion i PSD-së vjen pasi kryeparlamentari Konjufca pati deklaruar se ai nuk është pro asnjë Asociacioni, qoftë me kompetenca ekzekutive, qoftë pa.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha mbrëmë se marrëveshja e Ohrit përmban themelimin e Asociacionit, konkretisht tek neni 10, kur parashihet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë.