PSD me aksion kundër Projektligjit për KPK-në, thonë se Kurti po synon ta ketë nën kontroll

Partia Socialdemokrate ka drejtuar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, pas votimit në parim të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Me votimin e këtij Projektligji, Dren Kukaj, anëtar i PSD-së, ka thënë se pushteti synon që Këshilli të jetë në kontrollin politik të kryeministrit Albin Kurti.“Kemi ardhur sot që të denoncojmë ndryshimet legjislative që kanë ngjarë dje në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në leximin e dytë në raport me ndryshimet legjislative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në këto ndryshime vendimmarrja mbi çështjet e rëndësishme, zgjedhja e kryeprokurorit, kryeprokurorëve do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët jo prokuror në këtë këshill”, ka thënë ai./EO/