Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu në një bisedë për Gazetën inFokus, ka zbuluar emrin e kandidatit të partisë së tij për kryeministër.
Sejdiu ka thënë se për këtë pozitë, kandidati i padiskutueshëm i PSD-së është Shpend Ahmeti.
“Do të ishte jo logjike, jo fer të themi ne e kemi Shpendin kryetar të komunës për dy mandate, e kemi kryetar të partisë dhe nuk do ta kemi kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.
Sejdiu ka folur edhe për sondazhet të cilat tregojnë se po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel, PSD-ja nuk do ta kalonte as pragun.
Ai thotë se këto sondazhe nuk e tregojnë realitetin, pasi PSD do të renditej shumë më mirë.








