Grupi parlamentar i PSD-së ka propozuar formimin e delegacionit prej 12 anëtarëve, ku 7 do të jenë nga pozita, 4 anëtarë të opozitës dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.
“Kjo rezolutë do të bënte ndryshimin e çasjes e Kosovës ndaj Serbisë në bisedime dhe do të përfundonte me njohje reciproke mes shteteve” ka thënë deputeti nga PSD, Visar Ymeri, përcjell Ballkani.info.
Ymeri iu ka bërë thirrje edhe njëherë opozitës, LDK-së dhe LVV-së që t’a mbështesin këtë rezolutë pasi do të paraqesë unitetin e partive politike.
“Është koha që të vendosim interesin e Republikës së Kosovës para inateve personale dhe interesave partiake” ka shtuar Ymeri. /Ballkani.info/







