PSD dorëzon peticionet me të cilat LVV kundërshtonte marrëveshjet me Serbinë

Partia Socialdemokrate në një aktivitet simbolik i ka dorëzuar para hyrjes së qeverisë mbi 205 mijë nënshkrime nga qytetarët e Kosovës kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një peticion kundër marrëveshjeve me Serbinë, ku ishte edhe marrëveshja për energjinë.

Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në atë kohë e kishte nënshkruar këtë peticion së bashku me 205 mijë qytetarë të vendit, përfshirë këtu marrëveshjen e nënshkruar për energjinë në veri, e cila u formalizua ditë më parë nga qeveria aktuale.

Molliqaj ka thënë se Albin Kurti nuk ka mandat të nënshkruan marrëveshje politike etnike, pa marrë edhe mbështetjen e qytetarëve.

Molliqaj i pyetur nga KosovaPress për mosliberalizimin e vizave dhe vizitën e Lajçak në Kosovë, ka thënë se ky i fundit nuk do ta dërgoi vendin në një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sipas nesh kjo marrëveshje është në logjikën e vjetër e ndarjes etnike në Kosovë, ne sot këtu edhe qysh po i shihni i kemi sjellë mbi 205 mijë nënshkrimet të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët e kishin kundërshtuar në mes të tjerash edhe këtë marrëveshje, ne qytetarët e nënshkruar në këtë peticion i kundërshtojmë marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë, që lidhën me krijimin e asociacionin , bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, barrikada në murin Ibër, kodit telefonik shtetëror, marrëveshja për energjinë, si dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Pra kemi të bëjmë me marrëveshjen për energjinë, tutje në këto marrëveshje thuhet se Kosovën e ndanë në vija etnike duke krijuar entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mosfunksionimit të shtetit, pengimit të zhvillimit ekonomik dhe qon drejtë një bashkë qeverisje midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se Kurti nuk ka mandat për të nënshkruar marrëveshje të cilat janë të dëmshme për Kosovën.

Besoj që kurrë më shumë se sot Albin Kurti duhet të ketë parasysh që s’ka mandat për këto marrëveshje, që s’ka mandat me bo marrëveshje etnike në Kosovë dhe po ashtu i ka mbi 205 mijë qytetarë të republikës së Kosovës në mesin e tyre edhe veten e tij që e kanë kundërshtuar ky është vullnet politik më shumë së ai në zgjedhje në zgjedhje ka garuar për çështje të tjera, e po servon për çështje të tjera”, deklaroi Molliqaj.

Miroslav Lajçak sipas Molliqajt nuk është i duhur për të quar Kosovën në një marrëveshje me Serbinë.

“ Nëse qeveria tentoi t’i marrë meritat për mosliberalizim duhet t’i merr edhe përgjegjësit. Unë besoj që përgjegjësia e mosliberalizimit të vizave është e Bashkimit Evropian dhe nuk është mërit e kësaj qeveria e as nuk është përgjegjësi e kësaj qeveria direkt, krejt çka ka bërë qeveria Kurti i ka ndërruar vetëm emrat në vend se me qenë Isa Mustafa në takim është Albin Kurti, në vend se me qenë Edita Tahiri është Besnik Bislimi por marrëveshjet e këqija po mbesin të njëjta… Procesi në dialogun e Brukselit e udhëhequr nga Lajçak nuk ka sinjale që dërgon në një marrëveshje përfundimtare drejt të zbatueshme që i rrit gjasat për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e quajm paqe e përhershme mes popujve kjo është ngurtësim i konfliktit edhe vazhdimësi e tij” tha Molliqaj.

Aktiviteti i PSD-së përfundoi i qetë dhe pa incidente