PSD

PSD dorëzon një plumb para qeverisë si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë.

Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje të objektit, si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë.

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli, tha se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë.

“Përderisa kjo Qeveri dhe Presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes duke i treguar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë në jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Kjo është treguesi më i qartë që performanca dhe simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë nderuar jetën grave”, u shpreh ajo.

Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

@ballkani.info Vrasja e gruas në Pejë, PSD ia vendos plumbin Albin Kurtit para derës së Qeverisë “Gratë po përballen me plumba”. #albinkurti #psd #kosovo #tiktok ♬ original sound – Ballkani.info

Prokurori e ka cilësuar vrasjen si makabre, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka dhënë më shumë detaje

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

VIDEO BONUS: