PS fiton në Vorë, Kamzë dhe Elbasan

Partia Socialiste deri më tani raportohet se i ka fituar zgjedhjet në Vorë, Kamzë dhe Elbasan.

Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kandidati i Partisë Socialiste në Kamzë, Rakip Suli mori 60.65 për qind të votave, duke siguruar një tjetër mandat katërvjeçar.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha siguroi 35.11 për qind, ndërsa ai i Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari, 4.24 për qind.

Sipas KQZ-së, Bashkia e Vorës u fitua nga Blerim Shera me 74.28 për qind të votave, teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’, Indrit Hoxha mori 25.72 pë qind të votave, shkruan Abcnews.al