Provoni t’i gjeni hardhucat e fshehura në këtë pemë (FOTO)

Tri hardhuca me aftësi fluturese janë ngjitur në një pemë që ngjason me ngjyrën e tyre, kështu që ato mund të fshihen nga syri i shqiponjës.

Hardhucat e këtij soji, të cilat besohen se janë specie në zhdulje në Indi, qëndruan në atë pozitë për disa minuta, përpara se të zhvendoseshin tek një pemë tjetër.

Shivakumar Hiregouja, 32-vjeçe, zbuloi hardhucat përgjatë një vizite në Mutodi të Indisë.

Hiregouja, një gazetare nga Chikmagluri i Indisë vlerësoi se gjetja e hardhucave ishte e vështirë të bëhej me shikim të parë, kështu që vendosi t’i fotografonte ato.

A mund t’i zbuloni dot? Ndiqeni fotografinë e mëposhtme.