Elia Zaharia

“Provat e dhunës janë në trup”, flet sërish Elia Zaharia: Me vajzën jetojmë në shtëpinë që Princ Leka e braktisi

Elia Zaharia ka reaguar së fundmi në “Breaking” në Top Channel për situatat me Princ Lekën dhe tensionin mes tyre.

Ajo u shpreh se ka reaguar në atë mënyrë për të mbrojtur të atin, i cili kishte dhjetë ditë që po kujdesej për vajzën e vogël të Elias dhe Princ Lekës.

Zaharia tha tutje se momentalisht po jeton në Pallatin Mbretëror pasi ish-bashkëshorti i saj e braktisi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar”, u shpreh ajo.

Elia tutje shtoi: “As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”.

Pak ditë më parë, Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia paditën njëri-tjetrin për dhunë.

Situata mes tyre u bë edhe më e madhe, kur u publikuan edhe pamjet e dhunës brenda pallatit.