Protesuesit e Telekomit e ofendojnë Hotin derisa ai del nga zyra e tij “Hajnat” VIDEO

Punëtorët e Telekomit të Kosovës për rreth një orë janë duke protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak se këta punëtore ende nuk i kanë marrë pagat e tetorit. 

Derisa punëtorët vazhdonin të protestonin, nga objekti i Qeverisë së Kosovës është larguar kryeministri Avdullah Hoti. Largimi i Hotit nxiti reagimin e protestuesve të cilët brohoriten “hajnat”.

“Hajnat,”, ka qenë thirrja e punëtorëve të Telekomit derisa kryeministri largohej nga ndërtesa e qeverisë.

Punëtorët e Telekomit po vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës Lamih Balaj, tha se nuk do të ndalen së protestuari derisa qeveria të bëjë zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe punëtorët të marrin pagat e tyre.

Kjo protestë e punëtoreve vije pasi kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë bankare dhe i janë tërhequr mjetet nga kompania Z-Mobile për shkak të borxhit ndaj saj.