Protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në Kryeministri

Ka eskaluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Protestuesit janë duke kërkuar që të hyjnë me dhunë në Kryeministri, teksa policia nuk po i lejon ata që të ofrohen pranë derës së objektit të Qeverisë së Kosovës.

Pranë objektit të Qeverisë janë parë edhe forcat speciale të Kosovës.

Ndërkaq, kërkesa e zyrtarëve të PSD-së është që Policia të futet brenda objektit në mënyrë që ata të bëjnë fjalimet e tyre në hyrje të objektit të Qeverisë.