Protestuesit nuk zmbrapsen nga kërkesa për shkarkimin e kryeprokurorit të Prishtinës

Tash e katër orë, është duke vazhduar protesta e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, për rastin e 11-vjeçares.

Protestuesit janë ulur pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar kështu shkarkimin e kryeprokurorit, Kujtim Munishi.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e organizuar nga ky kolektiv për 11-vjeçaren, pas asaj të 31 gushtit.