Protestuesit në Skenderaj e sulmuan Kurtin me gjësende, si dikur ai që sulmonte Policinë

Albin Kurti vizitën e së hënës në Skenderaj nuk e kaloi mirë, pasi që disa qytetarë e brohoritën dhe gjuajtën me vezë, shishe plastike e gurë.

E policia e Kosovës ka marrë masa për personat e dyshuar për sulm dhe fyerje ndaj tij.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se policia ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit.

Ndryshe VV-ja dje publikoi një video ku Kurti shihej në disponim të mirë duke biseduar me qytetarë nga Skenderaj në shtëpitë e tyre.