Protestuesit në Han të Elezit kanë djegur goma gjatë protestës së zhvilluar kundër përdorimit të gomave të përdorura si lëndë djegëse në procesin e prodhimit të çimentos në fabrikën SharrCem.

Djegia e gomave është përdorur si simbolikë nga protestuesit, për të kundërshtuar praktikën e përdorimit dhe djegies së gomave në procesin industrial të fabrikës.

Protestuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin që, sipas tyre, kjo praktikë mund të ketë në cilësinë e ajrit dhe në shëndetin e banorëve të zonës.

Ata kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa dhe të shqyrtojnë përdorimin e gomave si lëndë djegëse në fabrikë.

Protesta vjen në kuadër të kundërshtimit të banorëve ndaj mënyrës së funksionimit të SharrCem dhe ndikimit të mundshëm mjedisor të aktivitetit të saj.