Protestuesit kërkojnë Kurtin, njëri e fyen Kryeministrin: Thirreni Albin k**ën

Para Kuvendit, veteranët po e kërkojnë Kryeministrin Albin Kurti, i cili, në fakt, nuk gjendet fare në Kosovë. Një nga ta edhe e ka fyer drejtuesin e Qeverisë.

Derisa pritet që nisë seanca, para objektit të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë protestuesit e thirrur nga organizatat e vetëranëve të UCK-së.

Nga protesta janë dëgjuar disa zëra, të cilët kërkojnë që para tyre të dalë kryeministrit i vendit, Albin Kurti. Një nga protestuesit dëgjohet ta ketë bërë këtë thirrje duke e sharë shefin e Qeverisë.

Disa prej protestuesve që kanë folur për media, kanë akuzuar Qeverinë Kurti dhe vetë kryeministrin Kurti për diskriminimin e tyre.

Më herët, protestuesit hynë brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa forca të shtuara të Policsë e rrethuan atë. Pas përshkallëzimit të situatës, ka ndërhyrë njësia speciale e Policisë. Autoblindat e saj janë parë rrugëve të Prishtinës.