Protestuesit hedhin bojë tek Ministria e Brendshme

Protestuesit kanë hedhur bojë të zezë në fasadën e Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit po kërkojnë që të lirohen të gjithë të arrestuarit nga protestat e kaluara.

Pas këtij veprimi, protestuesit janë sërish në lëvizje dhe nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i tyre i radhës.