Protestuesi: Jemi kundër kriminelëve që po fshihen nën petkun e pelegrinëve

Në Gjakovë është duke vazhduar protesta kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.

Familjarët e personave të zhdukur e të vrarë në Gjakovë, janë duke protestuar para hyrjes së Kishës, ku po synojnë ndaljen e hyrjes së pelegrinëve serbë në këtë kishë, raporton lajmi.net.

Njëri prej protestuesve, ka bërë të ditur se nuk janë aspak kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, por siç thotë ai, janë kundër ardhjes së kriminelëve nën petkun e pelegrinëve.

“Të gjithë janë kriminel të fshehur nën petkun e pelegrinëve. Ne nuk jemi kundër pelegrinëve, por kundër kriminelëve që janë fshehur me petkun e pelegrinëve”, u shpreh ai.

Tutje ky protestues ka thënë se do të angazhohen me të gjitha mundësitë që t’ua pamundësojnë hyrjen në kishë pelegrinëve serbë.

“Gjakova ka qenë një ndër qytetet më të prekura me njerëz më së shumti të vrarë. Ne me mundësitë e tona nuk do t’i lëmë të hyjmë në këtë kishë”, u shpreh ky protestues.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/584933662296550/