Protestuesi i përgjigjën policisë me gurë

Situatë e tensionuar tek parlamenti ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia.

Turma është ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët.

Pasi është sjellë dy herë rreth Kryeministrisë, turma ka vijuar drejt qendrës së kryeqytetit.

Një pjesë është vendosur pranë parlamentit ku kanë tentuar të hyjnë brenda por janë ndaluar nga policia e cila ka hedhur gaz lotsjellës.