Protestues gjysmë të zhveshur kanë ndërprerë debatn e Brexit e të Dhomës së Përfaqësuesve në Britani.
Ata shkuan në shenjë proteste duke bërë thirrje për mbrojtjen e ambientit, përcjell Klan Kosova.

Deputetët u përpoqën të vazhdonin debatin gjatë protestës paqësore të 11 aktivistëve nga Rebelët e Zhdukjes.

Protestuesit kishin slogane që i vizatuan në trupin e tyrepërfshirë “për të gjithë jetën” dhe “SOS” dhe dy të tjerë kanë lyer trupin me ngjyrë gri dhe kanë vendosur maskë elefantësh, përmes të cilave grupi i referohej ndryshimit të klimës si “elefanti në dhomë”.

Policia largoi protestuesit individualisht, ndërsa më vonë tha se 12 vetë ishin arrestuar “për shpërfilljen e mirësjelljes publike”, shkruan The Guardian.

Deputetët që ishin në sallë mbetën të habitur kur panë ata të futen në dhomë, disa prej të cilëve edhe nxorën telefonat për t’i fotografuar.