Rrustem Luzha nga Kaçaniku, i cili jeton në Gjermani, ka dalë sot për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht tek shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Luzha, i cili për disa orë ka qëndruar aty, deklaroi se është anëtar i LDK-së që prej themelimit të kësaj partie.

“ISA IK”, “VJOSA kryetare e LDK”, “Mjaft manipulimit”, ishin disa prej shkrimeve të pankartave që ai i mbante në duar.

Vjosa Osmani sonte u pyet në një emision televizion nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo VV-në, me ç’rast tha se më shumë dëshiron ta udhëheq Listën Qytetare të cilën është duke e ndërtuar.

Ajo tha se LDK ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin e saj në politikë.