Protestojnë punëtorët e Shërbimit Korrektues, kërkojnë rritje të koeficientit

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues gjatë ditë së sotme do të mbajnë protestë një orëshe.

Protesta do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të vazhdojë deri në 12:00, kjo do të organizohet para Qeverisë të Kosovës.

Këto të gjitha i tha për Klan Kosovën, kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj, ku tha se ata janë të pakënaqur me koeficientin e pagave.

“Protesta do të jetë një orëshe shpresojmë që ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, të ketë parasysh kërkesat e tonë”, tha Sadikaj.

Sindikalistët kërkojnë që koeficienti i tyre të rritet nga 1.85 në 2.2, në mënyrë që të jenë të barabartë me Policinë dhe Zjarrfikësit e Kosovës.