Protestojnë punëtorët e Lotarisë, kërkojnë miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e punës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës.

Sindikata ka paralajmëruar se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës të tyre.

Sipas tyre edhe pse Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.