Protestojnë mjekët në Podujevë për doktorin që se trajtoi pacientin, kërkojnë lirimin e tij

Mantelbardhët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ditën e premte e kanë nisur me protest.

Të njëjtit kërkojnë lirimin e pulmologut Ibrahim Hoti, pasi që ai është arrestuar mbrëmë pas raportimit se kishte refuzuar të trajtoi një pacient duke përdorur edhe gjuhë të vrazhdë.

“Deri në lirimin e dr. Ibrahim Hoti. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, shkruan njëri nga kolegët e Hotit në llogarinë e tij në Facebook.

IndeksOnline ka publikuar për lexuesit e saj videon, teksa pulmologu Hoti refuzon t’i kryej shërbime mjekësore një të moshuari.

“O nesër o djalë i mirë, nesër. se nuk i punoj dy ndërrime Dreq nuk jam unë këtu Hajde dil jashtë… Hajde tash, hajde..”, ka thënë Hoti.

Pas plasimit të lajmit kanë reaguar organet e rendit duke e arrestuar.

Pulmologu Hoti do të qëndroj në paraburgim për 48 orë.