Prishtinë-Mitrovicë

Protestohet për viktimat në “Autostradën e Vdekjes”

Familjarë të pesë viktimave që kanë gjetur vdekjen në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë kanë protestuar sot në rrugë.

Banorë të fshatit Stanoc sot kanë marshuar në kujtim të viktimave e aksidenteve të trafikut të cilët kanë humbur jetën shumë afër vendbanimeve prej tyre.

Katër prej tyre janë përkujtuar sot me kurora lulesh të cilat janë vendosur përgjatë magjistrales Prishtinë -Mitrovicë, ku edhe kanë humbur jetën aksidentalisht viktimat e këtyre aksidenteve pas goditjes nga vetura në qarkullim.

Pak para se të filloj ky marsh paqësor prej tri kilometrash është mbajtur edhe një fjalim para protestuesve ku i janë drejtuar edhe disa kërkesa qeverisë në mënyrë që të shmangen aksidentet në këtë rrugë që është një prej rrugëve më të qarkullueshme në Kosovë.

Përgjatë këtyre viteve në këtë magjistrale kanë humbur jetën Hamide Ajeti, Fidan Durmishi, Kujtim Zabeli, Kushtrim Saraqi, dhe Kushtrim Haradinaj.