Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës kanë protestuar ditën e sotme, pasi që punëtorët kanë mbetur pa paga që nga 29 shkurti.
Sipas tyre, mbi 1 mijë e 700 punëtorëve të Telekomit dhe mbi 1 mijë punëtorëve të Postës po ju mohohet paga mujore, pasi janë bllokuar llogaritë bankare.
Nga kjo sindikatë nuk i kanë përjashtuar as grevat nëse nuk u realizohen kërkesat.








