Protestë qesharake kundër dënimit të prishtinases Aida Gashi, e cila u dënua 100 euro për qeshje

Qeshja e prishtinases Aida Gashi, që u dënua me 100 euro gjobë po vazhdon të ngjallë reagimin qytetar.

Një protestë “qesharake” kundër këtij dënimi është thirrur përmes Facebookut, për të hënën e 22 korrikut.

“Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës, Aida Gashi për të qeshurat e saj, kemi vendos të bëjmë një protestë qesharake. Do dalim të gjithë që të qeshim me zë të lartë, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona”, thuhet në njoftimin për media, nga një email që duket se është krijuar enkas për këtë protestë.

Protesta nis në orën 23:30, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

loading…