Protesta e pestë kundër dhunës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit “Një nga pesë milionë” ka filluar sonte rreth orës 18 para fakultetit filozofik në Beograd.

Qytetarët janë mbledhur edhe në Novi Sad dhe Kragujevc.

Protestuesit në Beograg po bartin transparente me mbishkrimin “Nisi”, “Ti numëron, ne rinumërojmë”, shkruan Ballkani.info.

Sipas mediave serbe, protesta ka filluar me një minut heshtje për Dragoslav Shekularac, i cili vdiq dje.

Protestat e para u organizuan për shkak të sulmit fizik ndaj liderit të Levicës, Borko Stefanoviq dhe dy aktivistëve tjerë, ku u kërkua që autoritetet të ndalojnë dhunën kundër opozitarëve.

Kërkesat më pas u zgjeruan edhe kundër televizionit publik serb, pastaj gjetja e kryersve të vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, etj.

Në protestën e fundit të mbajtur më 29 dhjetor u kërkua edhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq. /Ballkani.info/