Edhe sot ka vazhduar protesta e aktivistëve të shoqërisë civile te ZRrE-ja, të cilët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Pamjet tregojnë prezencë të madhe të policëve në ndërtesën e ZRrE-së.

Kurse, numri i atyre që po protestojnë është shumë i vogël.

Një grup i aktivistëve të shoqërisë civile edhe dje kanë organizuar një aksion te zyrat e ZRrE-së, duke bllokuar hyrjen në këtë institucion, i cili e ka në kompetencë ta miratoj vendimin për 15% për shtrenjtimin e rrymës.

Në aksioni e djeshme është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për largimin e aktivistëve.