Protesta për vrasjen e 18-vjeçaren në Ferizaj, dy policë të lënduar

Në protestën e mbajtur dje në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares, kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policor.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë protestës kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policor dhe janë dëmtuar disa uniforma të zyrtarëve policor, pasi protestuesit kanë hedhur gjësende në drejtim të zyrtarëve policor.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ferizaj 24.08.2021 – 12:00. Gjatë protestës, protestuesit kanë hedhur gjësende në drejtim të Zyrtarëve policor, ku si pasojë janë lënduar dy zyrtar policor dhe janë dëmtuar disa uniforma të zyrtarëve policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.