Ka përfunduar protesta e cila u mbajt në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Shumë qytetarë e politikanë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut morën pjesë në protestën kudnër Gjykatës Speciale në Hagë.

Në këtë protest u bë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe drejtësi për ata.

Protesta në  Shkup  ka qenë e 5-ta me radhazi.

Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protesta e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasburg.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Që të katër janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.