Protesta në kundërshtim të izolimit në Australi

Me qindra australianë të ngritur në protestë kundër izolimit për frenimin e COVID-19 janë përleshur të shtunën me forcat policore në Melbourne dhe Sydney.

Në qytetin Melbourne, protestuesit thyen kordonët policorë para se dhuna të shpërthente. Forcat e rendit përdorën gaz piperi në përpjekje për të zmbrapsur turmën ndërsa arrestuan disa protestues. Rreth 700 policë janë angazhuar për ta mbajtur rendin gjatë protestës në këtë qytet.

Ndërsa në Sydney, protestuesit e sfiduan masën e zbatuar të izolimit me gjithë stacionimin e qindra policëve për mbajtjen e rendit nëpër rrugë.

Autoritetet policore raportuan për arrestimin e një numri të paspecifikuar të protestuesve në Parkun Victoria të Sydneyit.