Protesta në Hungari, mësimdhënësit kërkojnë paga më të larta

Mijëra hungarezë, përfshirë mësues dhe studentë, marshuan sot nëpër rrugët e Budapestit në shenjë proteste kundër qeverisë, duke kërkuar paga më të larta për mësuesit dhe frenimin e inflacionit.

Duke ecur përtej urës së Danubit, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Pa mësues, pa të ardhme”.

Pjesëmarrësit e protestës deklaruan se qeveria e kryeministrit Viktor Orban i dështoi mësuesit duke u dhënë atyre paga të pakta, ndërsa inflacioni, i cili arriti në 20 për qind në shtator dhe vazhdon të rritet, u bë i padurueshëm.

Edhe mësuesit dhe studentët po protestojnë për shkak të mungesës në rritje të numrit të mësuesve.